Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 27.09.1995

Nënkryetari i PSSH e kryetari i FRESSH-it, Ilir Meta priti delegacionin e Rinisë Laburiste të Norvegjisë

Diten e djeshme paradite Nënkryetari i PSSH e kryetari i FRESSH-it Ilir Meta priti delegacionin e Rinisë Laburiste të Norvegjisë, të kryesuar nga presidenti i saj, Trond Giske, anëtar i Presidiumit të Partisë Laburiste. Në përbërje të delegacionit ishin edhe zëvendëspresidentja e Internacionales së Rinisë Socialiste Rita Otervik dhe Sekretari Ndërkombëtar Ulf Tore Isaksen. Në takim merrnin pjesë Sekretarja e Përgjithshme e FRESSH-it, zëvendëspresidente e Internacionales së Rinisë socialiste, Monika Kryemadhi dhe Sekretari Ndërkombëtar i FRESSH-it, Gjergj Koja. Ilir Meta, i njohu miqtë norvegjezë me situatën e vështirë politike në vend dhe me qëndrimet konstruktive të PSSH për ta përballuar atë. Në veçanti ai foli lidhur me zhvillimet e fundit në Gjykatën e Kasacionit, Çështjen Nano dhe ligjin për dënimin e genocidit që synojnë në goditjen e opozitës politike dhe veçanërisht PS, si forcën kryesore të saj. Drejtuesit e Rinisë Laburiste të Norvegjisë vlerësuan rolin e PSSH për të ndërtuar një shtet ligjor dhe demokratizimin e vendit si dhe shprehën solidaritetin e tyre me Çështjen Nano, si një çështje e mirëfilltë politike. Monika Kryemadhi dhe Gjergj Koja i njohën miqtë norvegjezë me rolin e FRESSH-it në jetën politike e aktivitetet e ardhme të tij. Në takim u bisedua për projekte konkrete midis FRESSH-it dhe Rinisë Laburiste të Norvegjisë. Po të dielën delegacioni i Rinisë Laburiste të Norvegjisë përfundoi vizitën në vendin tonë i ftuar nga FRESSH. Zëdhënësi i FRESSH-it
Ilir Meta Trond Giske Rita Otervik Ulf Tore Isaksen Aleksandër Gabaliq Norvegjisë Vend

Gjirokastra me “Duart lart”

Masa të egra policore Speciale të ditës (jo nga TV, por nga të Ministrisë së Brendshme), nga ato që mbërijnë për ngjarjet nga pista në Kakavie e Lazarat, manduma, jemi ç'jemi, le të ushtrojmë pak dhunë, pak terror e pak shtetrrethim në qytetin e kulturuar e të urtë. Dhe nuk ia përtuan, hynë në hotele e nxorrën klientët në mes të natës, bllokuan rrugë, sheshe e automjete me radhë, ndaluan qytetarë me dhjetra e kontrolluan, bastisën klube e lokale bilardoje dhe rrahën e keqtrajtuan. Rrahën me grushte, bile dhe duke i rënë njerëzve të thjeshtë në kokë e në bark. Një gjë e padëgjuar dhe e pangjarë kurrë këtu. Mbremjen e të hënës qyteti u kthye e u mblodh si në shtetrrethim, ra në shang xhing. Çështja është gjithë kjo urrejtje ishte pyetja e parë dhe me e thjeshte atyre që u dhunuan e u goditën, e të gjendurve në skena të tilla, e prindërve dhe qytetarëve. Ç'ka ndodhur që shteti detyron e ngre kështu me duar përpjetë popullin e tij? Do te rrijnë ca dite “brisku, ne Gjirokaster, dëgjon (Brisku quhen furgonet plot polici). Brisku don te ruajë si duket. Don te ruaje brisku, por barberi duhet ta dije se nga nje herë siç i thonë njerëzit ne kete rast, vetë per lesh e del i qethur. Mund te dalësh dhe i rruar fare. PD-ja dhe qeveria e saj po luajne lojra të rrezikshme ne zonat e saj te humbjes. S’bën gjë tjetër veçse thellon humbellën e ardhshme. Droge dhe armë që gjoja kerkohen, nuk i ka populli. E para ka zene shtetin, ate qe ka në dorë edhe të dytën, armen. Thanas Dino
Thanas Dino Gjirokastër Kakavie Lazarat

Fini ne Tirane

Me ftese te Partise Demokratike te Shqiperise dje mberriti ne Tirane Kryetari i Partise Aleanca Nacionale (Neofashiste) te Italise Xh.Fini. Ai u prit ne aeroport nga sekretari i Pergjithshem i PD-se Tritan Shehu.Gjate veprimtarive te djeshme vlen per tu theksuar fakti qe kryetarin e neofashisteve italiane e priten ne takime te veçanta Presidenti i Republikes Sali Berisha, Kryeministri Aleksander Meksi dhe Nenkryetari i Parlamentit Tomorr Malasi.
Xh.fini Tritan Shehu Sali Berisha Aleksandër Meksi Tomorr Malasi Tiranë Itali

Me nenkryetarin e Kuvendit Popullor Shqir Vukaj ... dhe zëvendëspresidenten e Internacionales së Rinisë Socialiste Monika Kryemadhi

Takime te z. Urban Ahlin, anëtar i komisionit te jashtem te parlamentit suedez: Me nenkryetarin e Kuvendit Popullor Shqir Vukaj ... dhe zëvendëspresidenten e Internacionales së Rinisë Socialiste Monika Kryemadhi Dje paradite nënkryetari i Kuvendit Popullor Shqir Vukaj priti anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Suedisë z. Urban Ahlin në selinë e Kuvendit Popullor. Në këtë takim Nënkryetari i Kuvendit Popullor e njohu deputetin suedez me funksionimin e Kuvendit Popullor. Veçanërisht ai u ndal në situatën e tensionuar politike në vend të provokuar nga veprimet antiligjore të shumicës në Parlament të cilat drejtohen kundër opozitës. Dje pasdite në selinë e PSSH zëvendëspresidentja e Internacionales së Rinisë Socialiste Monika Kryemadhi priti deputetin e PSD të Suedisë e kryetarin e PSD të Mariedstad z. Urban Ahlin dhe Aleksandër Gabaliq në selinë e PSSH. Në takim merrte pjesë Sekretari Ndërkombëtar i FRESSH-it Gjergj Koja. Monika Kryemadhi dhe Gjergj Koja e njohën z.Ahlin me situatën e rënduar politike në vend dhe kontributin që jep FRESSH për të mbrojtur e zhvilluar demokracinë në Shqipëri e cila rrezikohet nga politika anti-demokratike e Partisë në pushtet. Nga ana e tij z.Ahlin vlerësoi kontributin e FRESSH dhe PSSH për mbarëvajtjen e demokracisë si dhe shprehu dëshirën e socialdemokratëve suedezë për të zgjeruar marrëdhëniet me socialistët shqiptarë.
Urban Ahlin Shqir Vukaj Aleksandër Gabaliq Gjergj Koja Suedisë Shqipëri Mariedstad

Lajmërim

Ditën e premte, datë 29.9.1995, në orën 10 zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm drejtues te Partisë Socialiste, me rend dite: “Probleme dhe detyra të punës së partisë në zhvillimet e reja politike paraelektorale”. Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë